
Presidenti i bindur në suksesin e sportistëve në Lojërat Olimpike Evropiane në Minsk
22 qershor 2019
| 09:21
Majlinda Kelmendi dhe 11 sportistë tjerë të Kosovës sot e fillojnë rrugëtimin në Lojërat Olimpike Evropiane në Minsk të Bjellorusisë.
Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se parakalimi me flamur përkrah shteteve dhe flamujve tjerë të botës, në mes të Bjellorusisë, ishte fitorja jonë e parë.
“Jam i bindur në suksesin e ekipit tonë olimpik”, ka shkruar Thaçi.