![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/12/Osmani-presidenti-i-Bullgarise-553x360-1.png)
Presidenti i Bullgarisë do ta vizitojë Kosovën
04 dhjetor 2023
| 08:17
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Në këtë takim, siç ka njoftuar Osmani, kanë folur për bashkëpunim mes dy vendeve.
Osmani tha se diskutuan edhe për vizitën e presidentit bullgar në Kosovë.
Takimi u zhvillua në Dubai, ku po mbahet COP28, konferenca kryesore globale për ndryshime klimatike.