Presidenti i Bundestagut gjerman uron kryeparlamentaren Osmani
16 mars 2020
| 14:49
Kryetarja me Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble.
Ai e ka uruar Osmanin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.
“E pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, në kontekstin dypalësh ose ndërkombëtar”, është thënë në telegramin e kreut të Bundestagut gjerman.
Në këtë telegram, Schäuble ka shprehur gatishmërinë që në një të ardhme të afërt ta takojë Osmanin në Berlin.