Presidenti i Clujit: Krasniqi do të largohet

27 gusht 2023 | 22:00

Largimi i Ermal Krasniqit nga skuadra rumune Cluj duket se është çështje e kryer tashmë. Kështu ka bërë të ditur presidenti i skuadrës, Nelu Varga i cili ka thënë se për lojtarin kanë arritur tri oferta shumë serioze.

Varga ka treguar se ka tre oferta për Krasniqin, një nga Franca, një nga Gjermania dhe një nga Italia. Krasniqi raportohej se kërkohet nga Bordeaux, i cili luan në Ligue 2 franceze, ku luan edhe Alexi Pitu.

“Kemi tre oferta për Krasniqin për momentin. Një nga Franca, një tjetër nga Gjermania dhe një tjetër nga Italia. Largohet 99% për një shumë mbi 5 milionë euro. Negociatat janë avancuar, ai është një lojtar shumë i mirë, top” , ka zbuluar Nelu Varga për “iAMsport.ro”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka mrekulli në Botërorin e Atletikës, por Luiza Gega…