
Presidenti “i çmendur” shpenzon 46 mijë dollarë për një gaforre
11 nëntor 2019
| 11:16
Një gaforre është shitur për 46 mijë dollarë në Japoni. Krijesa e detit kishte këtë vlerë të lartë pasi ishte 14.6 metra e gjatë dhe peshonte 1.2 kilogram.
Gaforrja e borës u ble nga Tetsuji Hamashita, presidenti i një kompanie prodhimesh deti. Ai bëri këtë blerje me qëllim që t’ua shërbejë të pasurve në restorantet më luksoze të Tokios.
“E di që çmimi është tej mase i lartë, por kështu e do zakoni. Megjithatë, jam i sigurt se gaforrja e justifikon çmimin”, ka njoftuar Hamashita për CNN.