Për presidentin, e papranueshme është edhe tendenca për arsyetimin e dhunës si mjet për arritjen e qëllimeve politike.
Ky është postimi i Thaçit:
Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme.