Presidenti i Dritës: Kokën lart dhe vazhdojmë kështu me krenari
Drita u eleminua nga Feyenoord, pas një drame të vërtetë në Holandë.
Megjithatë, aventura e nënkampionëve të Kosovës në Conference League përfundon me kokën lartë, pas paraqitjes së jashtëzakonshme ndaj gjigantit holandez.
Pas barazimit 0-0 në Prishtinë, bardhekaltrit u mposhtën 3-2 në Rotterdam, duke pranuar gol në minutën e fundit të ndeshjes dhe duke e humbur epërsinë prej 1-2 të pjesës së parë. E krenar me paraqitjen e skuadrës gjilanase është edhe presidenti i këtij klubi, Valon Murseli.
“Sot jemi krenar me shume se kurrë! Ne nuk e kishim me vete vetëm fatin!!! Kjo është pasqyra e asaj që ne po bëjmë nder vite se bashku dhe tregon që jemi në rrugën e duhur. Kokën lart dhe vazhdojmë kështu me krenari! Forca djema, krenaria e Kosovës!”, ka shkruar Murseli.
“Intelektualët” tani rikthehen në shtëpi për t’i mbushur bateritë para fillimit të sezonit të ri, por padyshim se emocionet e dhuruara gjatë kësaj aventure nuk do të harrohet lehtë.