Presidenti i Dritës konfirmon qëndrimin në klub
Presidenti i skuadrës së Dritës, Valon Murseli ka konfirmuar se do të mbetet president i klubit gjilanas së paku deri në fund të sezonit aktual.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë për një largim të presidentit Valon Murseli nga Drita. “Klubi do të jetë në duar të sigurta dhe do të vazhdojë sigurt drejtë synimeve tona të përbashkëta edhe për shumë vite!”, ka shkruar Murseli.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Te dashur INTELEKTUAL besnik dhe ju adhurues të futbollit.
Klubi jonë FC DRITA në dy ndeshjet e fundit nuk ka marrë rezultate pozitive duke e vështirësuar shumë rrugën drejt mbrojtjes së titullit Kampion!
Jemi të vetëdijshëm që këto rezultate negative tek disa tifozë e kanë zbehur besimin për suksese, por DRITA edhe në vitet më të lavdishme të saja, ka kaluar nëpër këso llojë pengesash e presione dhe nuk ka pasur forcë që e ka ndalu drejt qëllimit të saj.
Sot jemi edhe ne të zhgënjyer së bashku me ju për këto rezultate negative andaj edhe ju kërkojmë falje, sepse futbolli i ka të gjitha rezultatet andaj ne si një ekip Kampion i vendit duhet ta pranojmë çdo rezultat!
Duke pas parasyshë angazhimet e mija familjare dhe të bizneseve gjithandej nëpër botë, tash e një vitë kam menduar tërheqjen nga posti i presidentit të klubit por asnjehere nga aksionet qe kam në klub!
Në këto momente jemi të fokusuar tërësisht në ndeshjet e radhës dhe dorëheqja ime nuk bëhet fjalë tani, sepse ne llogaritë i bëjmë në fund të sezonit!
Klubi do të jetë në duar të sigurta dhe do të vazhdojë sigurt drejtë synimeve tona të përbashkëta edhe për shumë vite!