Presidenti i Egjiptit shton kontrollin mbi internetin
20 gusht 2018
| 08:10
Me qëllim të luftimit të ekstremizmit, presidenti egjiptian Abdel Fettah el-Sisi, ka nënshkrur një ligj të ri të shtunën që forcon kontrollin e qeverisë së vendit mbi internetin.
Legjislacioni është miratuar së pari nga parlamenti egjiptian në maj.
Përmes këtij ligji shteti ka kompetenca që të ndalojë promovimin e ideve të organizatave terroriste dhe u lejon autoriteteve të bllokojnë faqet e internetit që konsiderohet se kërcënojnë sigurinë kombëtare.
Rreth 500 faqe janë bllokuar tashmë në Egjipt që nga maji i vitit 2017 për çfarë ka pasur kritika për bllokimin e zërave kritikë në media dhe pastrimin e përmbajtjes digjitale.