
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe firmos marrëveshje me Ramën
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, vizitoi për herë të parë Shqipërinë si president i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë një ditë më parë.
Ai u prit nga kryeministri Rama në Aeroportin “Nënë Tereza” dhe më pas u nderua në një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Brigadave dhe më pas të dy zhvilluan një takim.
Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen disa marrëveshje te nënshkruara të bashkëpunimit në një ceremoni të posaçme në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Konkretisht u firmos:
– Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.
– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd” Sulltan Al Jaber.
Po dje ai u shoqërua drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 18:00 nga kryeministri Rama.