
Presidenti i Empolit: Ismajli i rëndësishëm, rikuperimi i tij solli produktivitet
27 shkurt 2025
| 15:31
Empoli eliminoi nga Kupa e Italisë, Juventusin, teksa një pjesë loje luajti edhe Ardjan Ismajli. Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, vlerësoi në maksimum mbrojtësin shqiptar, Ismajli.
“Jemi mbi re, le të marrim më të mirën dhe të gjejmë besimin për mbylljen e këtij sezoni të vështirë. Kemi rikuperuar dy lojtarë të rëndësishëm si Ismajli dhe Marianuçi. Dhe kjo solli të mirat e veta pas një periudhe të vështirë. Tani problemi është të ruajmë mentalitetin dhe të harrojmë mbrëmjen e djeshme”, ka thënë Corsi.