Presidenti i FC Ballkanit dhuron 5000 kilogramë miell për familjet në nevojë
02 prill 2020
| 12:21
Numri një i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi, vazhdon të tregohet shumë human në këtë kohë krize, kur populli i Kosovës po përballet me pandeminë koronavirus.
Ai ka dhuruar 5 mijë kilogramë miell për familjet në nevojë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
“5000 kg miell do të dhurohen nga ‘CIMA CONSTRUCTION’, me pronar Arsim Kabashi, ku do të shpërndahet për familjet në nevojë. Vizita e sotme nga humanisti Halil Kastrati dhe nga Arsim Kabashi është domethënëse për ne, ngase kjo na motivon në rritje të humanizmit. I kam falënderuar për vizitën dhe natyrisht bashkëpunimi nuk do të mungojë as në të ardhmen”, njoftoi Muharremaj.