Presidenti i FC Kosova Düsseldorf, njeriu i gjeneratës së sakrificës dhe diasporës!
Presidenti i FC Kosova Düsseldorf, Bujar Neziri, është njeriu i artë i gjeneratës së sakrificës dhe diasporës! Ky personalitet meriton mirënjohje speciale shtetërore nga Republika e Kosovës, për kontributin e tij madhor.
Bujar Neziri (aktualisht president i FC Kosova Dusseldorf) kontribues i madh sidomos në vitet e 90 – ta nuk kurseu asgjë por as në ditën e sotme nuk ndalet duke ndihmuar jo vetëm futbollin por edhe në poret tjera të jetës.
Njeriu i artë i gjeneratës së sakrificës dhe diasporës.
Padyshim që duhet kujtuar këtë personalitet të artë, kur shpenzoi rreth 200 mijë marka në fund të vitit 1997 (18-20 dhjetor) në organizimin e turneut, për akomodimin e kombëtares së Kosovës në Dusseldorf dhe ekipin e Fadil Vokrrit nga Franca, ishin 53 veta dhe për rreth 2 javë.
Bujar Neziri përkundër se ishte halë në sy për regjimin serb dhe agjentët serbë që vepronin edhe në diasporë, për asnjë çast nuk u tremb por veproi fuqishëm në sensibilizimin e futbollit, sportit dhe çështjes kombëtares të Kosovës.
Ky personalitet meriton mirënjohje shtetërore!
Diaspora ka qenë edhe është shtyllë e fuqishme e shtetësisë së Kosovës.