Presidenti i FC Prishtinës: Duka më meritori që ndeshjet i zhvilluam në Shqipëri, uroj që edhe Drita e Llapi të korrin suksese në Evropë

26 qershor 2021 | 17:43

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka falënderuar të parin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, për të cilin tha se është më meritori që ndeshjet e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve u zhvilluan në Shqipëri.

Të premten, Prishtina shënoi fitore 2-0 ndaj Inter d’Escaldes në finalen e fazës preliminare.

Kësisoj, klubi kryeqytetas siguroi kalimin për në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Si në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Folgores, ashtu edhe në finalen ndaj Inter d’Escaldes, Prishtina luajti në “Elbasan Arena”, për çka Ejupi u shpreh mirënjohës ndaj Presidentit të FSHF-së.

Mes tjerash, i pari i klubit kryeqytetas i uroi suksese në Evropë edhe dy skuadrave tjera nga Kosova, Dritës dhe Llapit.

Postimi i plotë i Remzi Ejupit:

Te dashur miq,

Te dashur futbollistë, trajner, tifozë dhe dashamir të futbollit kosovar,

Mbreme FC Prishtina e fitoi me plote merite edhe finalen e fazes parakualifikuese te Liges se Kampioneve duke shkuar ne rrethin e pare kualifikues

Natyrisht qe jemi shume te gezuar si klub per gjithe kete ecuri pozitive, e cila shpaguan mundin e sakrificen e futbollisteve, trajnereve, bordit dhe gjithe stafit e tifozeve tane.

Por edhe me te madh gezimin tone e beri fakti qe pame se sa shume njerez iu gezuan ketij suksesi duke na percjell urime te shumta.

Qindra mijera urimeve per kualifikimin e metutjeshem te Prishtines ju bashkua dhe Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, z. Armand Duka. Ai eshte meritor qe dy ndeshjet e fundit i kemj luajtur ne Shqiperi, ndonese pa tifoze per shkak te kufizimeve te UEFA-s.

I jemi mirenjohes, Presidentit Duka dhe i urojme suksese ne futbollin tone kombetar!

Kurse FC Prishtines suksese te reja ne sfidat tjera shume te medha qe e presin ne Evrope.

Urojme qe perkrah Prishtines sukses ne Evrope te korrin edhe Drita e Llapi, te cilat bashke me klubin tone sivjet e siguruan pjesemarrjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Magjia e Kampionatit Evropian rikthehet sot me fillim nga ora…