
Presidenti i Federatës Ballkanike të Gjimnastikës viziton Kosovën, pritet nga Krasniqi dhe Maqastena
Presidenti i Federatës Ballkanike të Gjimnastikës dhe i Federatës Turke Suat Çelen, ka vizituar Federatën e Gjimnastikës së Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës. Presidenti Suat Çelen është pritur nga kryetari i Federatës së Gjimnastikës në Kosovë, Shkumbin Maqastena, nënkryetarët Besim Halilaj, Sherife Aliqkaj Qerimi dhe sekretari gjeneral Amir Tahiraga.
“Pritje e ngrohtë është realizuar edhe në Komitetin Olimpik të Kosovës, ku takimi u zhvillua me presidentin Ismet Krasniqi dhe sekretarin gjeneral, Besim Aliti. Gjatë takimit zyrtar presidenti Çelen dhe kryetari Maqastena u dakortuan për një bashkëpunim memorandumi mes dy federatave”, thuhet në njoftimin e FGJK-së.
Përfaqësuesit e Federatës së Gjimnastikës së Kosovës e falënderuan presidentin Suat Çelen për mundësit e reja për bashkëpunim dhe për vizitën në vendin tonë.