Presidenti i Federatës Italiane, Gravina zbulon datat kur mund të rifillojë Seria A

18 mars 2020 | 16:37

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Mario Gravina është rikthyer të flasë për Seria A dhe mundësitë e rifillimit, duke treguar edhe datat që janë planifikuar sipas disa skenarëve.

“Në skenarin normal kemi planifikuar rifillimin e kampionatit më 3 maj, në skenarin më optimist më 13 prill dhe në atë më pesimist, më 13 qershor, që do të ishte vërtetë shumë vonë. Ne duam të çojmë deri në fund kampionatet kombëtare dhe do ta bëjmë këtë edhe nëse do të jetë nevoja për të ndryshuar formatin dhe për të aplikuar Play Off-in”, deklaroi Gravina.

Një temë që ka filluar gjerësisht të diskutohet ditët e fundit, është ajo e ndërprerjes së pagave të futbollistëve, për periudhën gjatë të cilës nuk po luajnë, si një mënyrë që klubet të ulin sadopak humbjet nga ndërprerja e kampionateve.

“Nuk është tabu të mendosh për ndërprerjen e pagave të futbollistëve, por këtu u referohem vetëm niveleve të larta të këtij sporti. Jemi thirrur të gjithë të bëjmë një gjest të përgjegjshëm, për të përballuar sa më mirë situatën e krijuar”, tha presidenti i Federatës Italiane të Futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot në orën 18:00 do…