Presidenti i Federatës italiane shtyn datën për nisjen e sezonit të ri
30 korrik 2020
| 09:42
Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, ka njoftuar se sezoni 2020/21 mund të mos rinisë deri në tetor, por ka insistuar se ende nuk është marrë vendimi.
Pas tre muajve pauzë të detyrueshme shkaku i përhapjes së koronavirusit në botë, ligat evropiane të futbollit ose e kanë përfunduar sezonin aktual, ose janë afër fundit.
E vetmja ligë evropiane e madhe që po vazhdon ende me xhiro është Serie A, që do t’i zhvillojë ndeshjet e fundit të këtij xhiroje këtë fundjavë.
Serie A nuk ka ende datë zyrtare të caktuar për nisjen e sezonit të ri, megjithatë mediumet italian kishin raportuar se sezoni i ri mund të nisë më 12 shtator, lajm ky të cilin tani e ka mohuar kreu i Federatës italiane.