Presidenti i Feronikelit ’74 jep dorëheqje
09 nëntor 2024
| 21:15
Feronikeli ’74 ka mbetur pa president. Kjo pasi Erlind Krasniqi, që e udhëhoqi klubin deri më tani, ka dhënë dorëheqje. Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ai ka njoftuar për dorëheqjen e tij, duke falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan klubin gjatë kohës së tij. Feronikeli ‘74, është në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 3 pikë të tubuara.