Presidenti i FFK-së merr pjesë në turneun memorial në nderim veteranit të futbollit dhe UÇK-së, Idriz Prekazit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka marrë pjesë në turneun memorial në nderim të veteranit të UÇK-së dhe veteranit të futbollit të KF Drenica, Idriz Prekazi.
Ademi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se “Idriz Prekazi ishte kontribues i madh i çështjes kombëtare, veprimtar i lirisë dhe i futbollit, por njëkohësisht edhe humanist dhe i dashur për të gjithë”.
Postimi i plotë i Ademit:
Sot mora pjesë në turneun memorial për veteranin e UÇK-së dhe veteranin e futbollit të KF Drenica, Idriz Prekazi.
Idrizi jetoj pak dhe na la i ri, por ai pati vepra sikur të jetonte 200 vjet.
Ai ishte kontribues i madh i çështjes kombëtare, veprimtar i lirisë dhe i futbollit, por njëkohësisht edhe humanist dhe i dashur për të gjithë.
Lavdi veprës së tij!