Presidenti i FFK-së ndjek nga afër rregullimin e fushave në regjione
19 qershor 2022
| 10:50
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka qëndruar për vizitë në Pejë dhe Klinë.
Ai nga afër ka ndjekur fillimin e punimeve në rregullimin e fushave në stadiumin e Besës “Shahin Haxhiislami” dhe atë të Dukagjinit “18 qershori”.
Me mbështetjen e FFK-së ka filluar rregullimi dhe mirëmbajtja e fushave me bari natyral nga ekspertë të kësaj lëmie, e ku synohet të krijohen kushte sa më të volitshme për futbollistët për edicionin e ri garues.