Presidenti i FFK-së në Tiranë në pritjen e FSHF-së për presidentin e Federatës së Holandës

19 shkurt 2025 | 15:03

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte sot i ftuar në pritjen e organizuar nga FSHF-ja për presidentin e Federatës së Holandës, Frank Paauw.

“Bashkë me presidentin Armand Duka patëm një takim shumë produktiv, ku biseduam rreth zhvillimit të futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë. Diskutuam edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet federatave tona, teksa e njoftova për arritjet e Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet e fundit”.

“Presidenti Paauw shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme zhvillimore, ndërsa u shpreh i impresionuar nga zhvillimi që Kosova ka bërë në vetëm 8 vjet që nga pranimi në UEFA e FIFA”, ka thënë Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë…