Presidenti i FFK-së pjesë e ceremonisë në 100-vjetorin e themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë

02 dhjetor 2024 | 17:15

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte i pranishëm në mesin e emrave të shumtë të futbollit evropian në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë.

“Gjatë këtij eventi të veçantë e përgëzova presidentin Georgi Ivanov për një shekull të federatës dhe për trashëgiminë e pasur të futbollit bullgar. I shpreha mirënjohjen time për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë”, ka shkruar presidenti Ademi në “Facebook”.

Ai ka theksuar se evente të tilla simbolizojnë lidhjen dhe bashkëpunimin e fuqishëm mes federatave tona dhe synimin e përbashkët për zhvillim të mëtutjeshëm të futbollit si sporti më i popullarizuar në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa…