Presidenti i FFK-së poston foto të stadiumit “Fadil Vokrri”: Vendi i krenarisë së qytetit dhe i gjithë Kosovës

08 gusht 2024 | 20:57

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka postuar në Facebook foto nga stadiumit “Fadil Vokrri”.

Ai thotë se ky stadium është vendi i krenarisë së qytetit dhe i gjithë Kosovës.

“Pamje të drejtpërdrejta nga stadiumi “Fadil Vokrri”, vendi i krenarisë së qytetit dhe i gjithë Kosovës. Kjo arenë sportive, e shndërruar në fushë hibride, është një mrekulli që përfaqëson ëndrrat, përkushtimin dhe fuqinë e popullit tonë”.

“Sot, çdo ndeshje në këtë stadium është dëshmi e rritjes sonë, duke u bërë simbol i pasionit për futbollin. Krenarë që e kemi në zemër të Prishtinës. Vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi”, ka shkruar Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se rruga “Fehmi Agani”…