Presidenti i FFK-së pret në takim menaxherin e lartë të licencimit në UEFA

06 shkurt 2025 | 11:13

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim Daniele Bernarde, menaxheri i lartë i licencimit në UEFA, i cili ishte për dy ditë në Kosovë për seminarin me klubet rreth procesit të licencimit për garat evropiane me klubet e Superligës të meshkujve dhe vajzave.

“Pata kënaqësinë që sot ta mirëpres në zyrën time dhe të diskutojmë rreth këtij procesi, rregullorja e të cilit ka pësuar ndryshime. Finalizimi i këtij procesi është një domosdoshmëri për pjesëmarrjen e klubeve në garat e UEFA-s. Gjithsesi zhvillimi që klubet tona kanë shënuar në procesin e licencimit është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Ai ka thënë se Danielen e ka falënderuar për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar për procesin e licencimit, teksa e ka siguruar se FFK-ja do të vazhdojë të qëndrojë afër klubeve për asistencë në këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit i ka parë si “test…