Presidenti i FFK-së priti ish-futbollistin e Kombëtares, Besart Berisha
Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë, Besart Berisha, është pritur sot nga i pari i futbollit kosovar Agim Ademi.
Berisha, i cili la gjurmë edhe në futbollin australian asnjëherë nuk e humbi mbështetjen për futbollin kosovar. Derisa Ademi shquhet për respektin që gëzon për futbollistët kosovar.
Postimi i Ademit:
Sot pata kënaqësinë që ta pres ish-futbollistin e Kombëtares, Besart Berisha. Biseduam për ecurinë e Dardanëve që nga ditët e para pas anëtarësimit në UEFA e FIFA dhe për zhvillimin e përgjithshëm të futbollit në Kosovë. Besarti mbeti i mahnitur me progresin e bërë në vitet e fundit dhe shprehu përgëzimet e tij për punën e bërë në infrastrukturën sportive.
Pas përmbylljes së karrierës së shkëlqyeshme si futbollist në Australi, ai ka vendosur që të nisë zejen e trajnerit. Planet e tij janë që fillimisht të punojë me grupmosha të reja, derisa kontributin e tij për Kosovën synon ta japë si ‘skaut’, në zbulimin e talenteve të reja.
E falënderova për kontributin e tij në fanellën e Kombëtares dardane, i dëshirova licencim sa më të shpejtë si trajner dhe suksese në planet e tij për të ardhmen. Ai dhe të gjithë futbollistët e tjerë të Kombëtares do të jenë gjithmonë të mirëseardhur në shtëpinë e tyre – FFK. #BashkëPërFutbollin.