Presidenti i FIA-s: Cikli im në Formula 1 përfundon në vitin 2021
18 prill 2020
| 20:45
Jean Todt, aktualisht presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) ka deklaruar se pas vitit 2021, kur mbaron mandati i tij, do të largohet nga ky sport.
Ish-drejtuesi i suksesshëm i Ferrarit, ka konfirmuar se nuk do të ushtrojë më këtë detyrë dhe do të largohet përfundimisht nga Formula 1. Ky është mandati i tretë i Todt në krye të FIA-s.
“E dua këtë punë që bëj prej vitesh, kam ende shumë pasion dhe energji , por nuk do të vazhdoj të qëndroj më këtu. Do të mbyll ciklin tim në vitin 2021, sipas parashikimit”, ka thënë Todt.