Presidenti i FIA-s hap dyert për skuadrat e reja në Formula 1
Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ka njoftuar se organi drejtues i Formulës 1 do ta fillojë procesin për të kërkuar skuadra të reja të mundshme për t’u bashkuar me rrjetin. Aktualisht rrjeti përbëhet nga 10 konstruktorë, me Haasin që iu bashkua së fundmi.
Ish-piloti i F1, Michael Andretti, nuk e ka fshehur ambicien e tij që Andretti Global të bëhet ekipi i 11-të i sportit, megjithëse këto plane deri më tani nuk janë përgjigjur. Megjithatë, njoftimi i Ben Sulayem mund t’i hapë derën Andrettit, i cili tashmë drejton ekipe në IndyCar, Indy Lights, Indy Pro 2000 dhe Formula E, dhe të tjerë për të fituar një vend në rrjet.
“Kam kërkuar nga ekipi im FIA të shikoj nisjen e një procesi të Shprehjes së Interesit për skuadrat e reja të ardhshme për Kampionatin Botëror FIA F1”, ka shkruar Ben Sulayem në “Twitter”. Megjithatë, duke folur për “Sky Sports” në shtator, presidenti dhe CEO i F1 Stefano Domenicali ishte i bindur se ekipi i 11-të nuk ishte një prioritet për sportin.