Presidenti i FIBA Evropës në Prishtinë

31 korrik 2019 | 14:49

Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel do të viztoj Kosovën më 7 dhe 8 gusht.

Demirel këtë viziton e realizon në kohën kur në Kosovë mbahet Kampionati Evropian, Divizioni B, për femra U20, duke dëshmuar përkrahjen e tij për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe basketbollin e Kosovës në përgjithësi.

Kjo është hera e parë që Demirel viziton Kosovën si president i FIBA Evropës, derisa gjithmonë ka mbështetur basketbollin e Kosovës. Ai përveç takimeve me drejtuesit e FBK-së, do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe do të shohë nga afër ndeshjet e Kampionatit Evropian, që nga 3 deri më 11 gusht do të mbahet në Prishtinë.

12 kombëtare do të garojnë për trofeun e çmuar, derisa vashat e Kosovës U20 për herë të parë marrin pjesë në një ngjarje kaq madhore.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Bayern Munchen, Thomas Muller, ka provokuar kundërshtarët e…