Presidenti i FIFA-s uron presidentin Ademi për ditëlindje
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nëpërmjet një telegrami e ka uruar presidentin Agim Ademi, me rastin e ditëlindjes së tij të 61-të.
I pari i futbollit botëror krahas urimeve i ka shprehur mirënjohje kreut të FFK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin që turneu final i Kupës së Botës “Katar 2022” të jetë një ngjarje kaq e suksesshme dhe unike, e që bartë mesazh shprese, uniteti dhe solidariteti në mbarë botën.
Gjatë ditës së sotme presidenti Ademi ka pranuar urime edhe nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, nga krerë të federatave homologe, por edhe nga klube të shumta dhe partnerë e miq të tij dhe të FFK-së.
Letra e plotë e Infantinos:
I nderuar president Ademi,
Urime për ditëlindjen tuaj të 61-të. Uroj që kjo ditë e veçantë të ju sjellë lumturi, shëndet dhe suksese si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.
Në këtë vit të Kupës së Botës së FIFA-s, jam shumë mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj për ta bërë këtë turne një ngjarje kaq të suksesshme dhe unike, duke mbartur një mesazh shprese, uniteti dhe solidariteti.
Ju uroj një ditë të mrekullueshme me të dashurit tuaj dhe sinqerisht shpresoj se do të vazhdojmë të punojmë së bashku për zhvillimin dhe rritjen e kësaj loje të bukur që na bashkon të gjithëve.
Mezi pres të ju shoh sërish dhe të ju përgëzoj personalisht.
Me respekt,
Gianni Infantino