Presidenti i Fiorentinës: Chiesa nëse dëshiron mund të largohet
05 maj 2020
| 13:04
Ylli italian Federico Chiesa nëse dëshiron mund të largohet nga Fiorentina. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso.
“Nëse dëshiron të largohet, mjafton të ma thotë. Gjëja e rëndësishme është që të vijë shuma e duhur e parave dhe ne do ta kënaqim atë”, ka deklaruar presidenti Commisso.
Interesim për lojtarin italian kanë shfaqur Juventusi dhe disa klube tjera italiane.