Presidenti i Flamengos: Do të ishte një ëndërr nëse Neymari transferohet te ne
Neymari po kalon një moment fantastik në karrierë me PSG-në duke spikatur me paraqitjet, golat dhe asistime me ekipin parisien.
Për të ardhmen e yllit brazilian ka folur presidenti i Flamengos, Rodolfo Landim, i cili pasi përgënjeshtroi zërat e merkatos për një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldos, ai ka deklaruar se do të ishte një ëndërr nëse Neymar do të kalonte te klubi i njohur brazilian: “Nuk e di sesa pagë përfiton Neymar, por kam dëgjuar se i afrohet një shifre të 4 milionë eurove në muaj. Nëse kjo është e vërtetë, nuk besoj se do të vinte këtu duke parë se çfarë i ofrojmë. Ka klube me buxhete të mëdha se e jona, të cilët janë të interesuar për një lojtar të shkëlqyer si Neymar. Ta kemi në organikën tonë do të jetë një ëndërr, si për ne si për çdo klub në Brazil dhe për këtë nuk kam dyshime. Mendoj se ai nuk do të luajë në vendlindje për disa kohë sepse është një futbollist i mrekullueshëm dhe klubet që mund të paguajnë rrogat e lojtarëve si ai nuk ka këtu”.