Presidenti i Genoas: Çmenduri nëse e shesim Piatekun

01 tetor 2018 | 17:02

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, ka refuzuar në mënyrë kategorike shitjen e lojtarit, Krzysztof Piatek i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin italian. Sulmuesi Piatek ka shënuar 12 gola për skuadrën e Genoas në këtë edicion.

“Vetëm ta mendosh shitjen e Piatekut është një çmenduri. Unë jam shumë i lumtur me të. E dinim që kishte cilësi të mëdha, është një talent i lindur, por nuk do të tregoja të vërtetën, nëse do të thosha që ‘E dija se do të shënonte kaq gola’. Megjithatë, mund të them që ne nuk nënshkruam direkt kontratë me të. E kam parë të luajë dhe ai është një sulmues, i cili shënoi 21 gola në kampionatin polak në sezonin e kaluar, në të gjitha llojet e mënyrave”, ka thënë presidenti i Genoas, Krzysztof Piatek.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Tottenham Hotspur, Maurichio Pochettino ka thënë se ai…