Presidenti i Gjermanisë, vizitë zyrtare në Shqipëri
22 nëntor 2022
| 15:55
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 1 dhe 2 dhjetor.
Ai pritet t’i takojë përfaqësuesit kryesorë të institucioneve të Shqipërisë, presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Në postin e presidentit nga viti 2017, Steinmaieri është një nga politikanët më të njohur gjermanë.
Ish-ministër i Jashtëm nga viti 2005 deri në 2009 dhe nga viti 2013 deri në 2017, në mes dy mandateve Steinmeieri ka mbajtur rolin e liderit të opozitës socialdemokrate. /a2news