Presidenti i Italisë infektohet me Covid

11 dhjetor 2022 | 10:54

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka rezultuar pozitiv me koronavirus ditën e sotme, sipas një njoftimi të Presidencës.

Konkretisht thuhet: “Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, është testuar sot dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Prandaj ishte e nevojshme që të shtynte detyrat e tij për ditët në vijim. Presidenti, përveç temperaturës , në thelb është asimptomatik dhe vazhdon të ushtrojë detyrën, ndonëse i izoluar në apartamentin në Kyrinalio.

Hera e fundit që kreu i shtetit ishte në publik ishte me rastin e premierës së La Scala në Milano.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vinicius Junior foli pas eliminimin të Brazilit nga Kupa e…