Presidenti i Italisë viziton Shqipërinë
08 shtator 2022
| 16:42
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka vizituar sot Shqipërinë.
Ai është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku ky i fundit ka thënë se është i lumtur që sot ka pritur në Tiranë Mattarellen.
“Italia është një partner strategjik dhe një vend fqinj me të cilin marrëdhëniet e bashkëpunimit janë të shkëlqyera. Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e saj në rrugën e integrimit të Shqipërisë si dhe besimin e plotë për perspektivën evropiane të vendit tonë. Italia do të jetë gjithnjë një fqinj i çmuar ku jemi mbështetur në kohë të mira e të vështira, ndërsa sot jemi partnerë me një bashkëpunim ekonomik e tregtare gjithnjë në rritje”, ka thënë presidenti Begaj.