Presidenti i Izraelit viziton Tiranën, do takohet me Begajn dhe Ramën
05 shtator 2024
| 09:01
Presidenti izraelit Isaac Herzog do ta vizitojë Shqipërinë më 11 shtator. Pas Shqipërisë, ai do të shkojë edhe në Serbi.
Një zyrtar i lartë i Izraelit tha për The Times of Israel se, gjatë udhëtimit, i cili do të zgjasë vetëm një ditë, Herzog pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa në Serbi, Herzog do ta takojë homologun e tij Aleksandar Vuçiq.