Presidenti i Juventusit mesazh përkrahës për Cristiano Ronaldon
Cristiano Ronaldo mund të ketë pasur natë të paharruar të mërkurën pasi u ndëshkua me karton të kuq në Ligën e Kampionëve ndaj Valencias, që nga shumë vetë u konsiderua si vendim i ngutshëm.
Dhe presidenti i klubit, Andrea Agnelli, zgjodhi rrjetet sociale për t’i dërguar mesazh përkrahës, transmeton KTV.
Ish-futbollisti i Real Madridit e la fushën mes lotëve pas incidentit që e pati me mbrojtësin Murillo, dhe i thoshte gjyqtarit Brych se nuk kishte bërë asgjë.
Presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Agnelli, postoi një fotografi të futbollistëve të tij që e ngrinin lartë Cristianon dhe e përdori rreshtin e famshëm të “Tre Musketirëve”, “Një për të gjithë dhe të gjithë për një”.
UEFA e ka hedhur në komision disiplinor këtë çështje dhe do të vendos se për sa ndeshje mund të mungojë futbollisti më 27 shtator. Shpresohet se ai mund të mungojë vetëm një ndeshje dhe do ta humb vetëm atë kundër Young Boysit, por do të jetë i pranishëm në udhëtimin në “Old Trafford” te ish-klubi, Manchester United.