Presidenti i Kamerunit emëron trajner të kombëtares ish-mbrojtësin e Liverpoolit

01 mars 2022 | 13:45

Kameruni me trajner të ri pas dështimit për të fituar Kupën e Kombeve të Afrikës që e organizoi vetë. Ish-lojtari i kësaj përfaqësueseje, Rigobert Song, është emëruar në këtë detyrë pasi portugezit Toni Conceicao nuk iu rinovua kontrata.

Conceicao i Portugalisë e ka udhëhequr Kamerunin në “play-off” e Kupës së Botës e deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës muajin e kaluar. Ministrja e Sporteve, Narcisse Mouelle Kombi, ka thënë se presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka urdhëruar federatën kombëtare të futbollit që t’ia japë detyrën ish-mbrojtësit të Liverpoolit, Song.

“Me udhëzimin e Presidentit të Republikës, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit për meshkuj, Antonio Conceicao, është zëvendësuar nga Rigobert Song”, ka thënë Kombi. “Federata e Futbollit të Kamerunit (Fecafoot) është e ftuar të marrë masat e nevojshme për një zbatim të shpejtë dhe harmonik të këtyre direktivave shumë të larta”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti! Ukraina nuk është larg!…