Presidenti i Katalonisë i jep lamtumirën Messit: Katalonia, gjithmonë shtëpia e jote
26 gusht 2020
| 14:38
Presidenti i Katalonjës Quim Torra e ka përshëndetur yllin e Barcelonës, Lionel Messi. “Katalonia gjithmonë do të jetë shtëpia e juaj”.
Barcelona ka marrë një letër nga La Pulga sot, ku argjentinasi ka kërkuar largimin nga skuadra këtë verë.
Klubi besohet se do të luftojë për ta mbajtur Messi, por Presidenti i Katalonjës e ka falënderuar heroin e qytetit të tij te të gjitha kohërave.
“Katalonia gjithmonë do të jetë shtëpia e jote”, ka shkruar Quim Torra në Twitter. Faleminderit shumë për futbollin e jashtëzakonshëm dhe lumturinë që na ke sjell”.
“Ne ishim me fat që kaluam këto vite bashkë duke pasur në jetën tonë lojtarin më të mirë në botë. Një atlet fisnik. Ne kurrë nuk do të harrojmë Leo Messi, St. George’s Cross.”