Presidenti i KE-së: Putini duhet të mposhtet
Presidenti i Këshillit Evropian (KE), Charles Michel, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet të mposhtet.
Në një intervistë për “CNN”, Michel ka thënë se kjo është një çështje sigurie për të ardhmen e Evropës dhe botës, teksa ka bërë me dije se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është ftuar për t’iu drejtuar Këshillit të Evropian në një samit i cili planifikohet të mbahet më 24 dhe 25 mars.
Micheli ka thënë se ai ka folur me Zelensky dhe presidentin rus shumë herë që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, duke shpresuar t’i ndihmojë ata të arrijnë një armëpushim dhe të bëjnë të mundur një rrugë të sinqertë për të negociuar.
“Është jashtëzakonisht e vështirë, sepse ne nuk jemi të sigurt se qeveria ruse është e sinqertë. Ne nuk jemi naivë, mendojmë se ata po përpiqen të sulmojnë ushtrinë për të forcuar pozitat e tyre në bisedimet e negociatave”.
“Por nga ana tjetër, ne duhet të ndryshojmë balancën e fuqisë në mënyrë që t’i japim presidentit Zelensky një pozicion më të mirë në ato bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë”, ka thënë Michel për “CNN”.
Temë kryesore e takimit të Këshillit të Evropës është Ukraina, teksa pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
I pari i KE-së ka thënë se situata nuk është e njëjtë si në Evropë e si në ShBA, pasi sipas tij, Evropa është shumë më e varura nga sektori i naftës e gazit sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi inteligjentë. Qëllimi është të synojmë Rusinë, qëllimi është të jemi të dhimbshëm kundër Rusisë”, ka thënë Michel.