Presidenti i kërkon koalicionit PAN të propozojë mandatarin e ri për kryeministër (Dokument)

02 gusht 2019 | 13:21

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë letër të presidentit Thaçi drejtuar Veselit, thuhet se si koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, raporton “Kosovapress”.

Dokumenti:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cilësia, financimi, mungesa e pajisjeve, pamundësia e ofrimit të punës…