Presidenti i Këshillit Evropian: Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për BE-në
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë të mërkurën se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategji për Bashkimin Evropian.
Ai ka përmendur luftën kundër korrupsionit, duke thënë se kjo temë kyçe është e rëndësishme për zbatim edhe brenda vetë vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas tij, BE-ja ka ndarë një shumë të pashembullt të fondeve për ta ofruar këtë rajon me bllokun evropian përmes kryerjes së reformave të nevojshme.
Në një konferencë për media, pas mbajtjes së takimit në mes të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se blloku evropian është i gatshëm të ndërmjetësojë dallimet që janë rezultat i konflikteve të së kaluarës.
“Megjithatë, duhet marrë vendime politike për të arritur përparim”, ka deklaruar ai.
Ai më pas ka folur edhe për procesin e zgjerimit, duke thënë se ekziston një debat i vazhdueshëm në mes të vendeve anëtare të BE-së për pranimin e anëtarëve të rinj.
“Në këtë temë, është e qartë se ende duket arritur përparim, na duhet të vendosim së bashku se çfarë duam të bëjmë së bashku si BE, si duam të marrim vendime”, ka thënë Micheli.