Presidenti i këtij shteti gjobitet me 75 euro për mosmbajtje të maskës
Presidenti brazilian i së djathtës ekstreme dhe disa ministra të kabinetit të tij janë gjobitur pasi nuk mbanin maskë gjatë një demonstrate me motoçikleta në Sao Paolo.
Jair Bolsonaro, tre ministra dhe gjashtë deputetë janë gjobitur me nga 75 euro nga autoritetet vendase.
Presidenti ka shkelur dhe kodin rrugor pasi nuk kishte vënë kaskë mbrojtëse.
Në disa prej pankartave që mbaheshin nga motoçiklistët kërkohej ndërhyrja e ushtrisë, gjë e cila cenon demokracinë dhe kushtetutën, shkruajnë mediat lokale.
Në një fjalim përpara 12 mijë të pranishmëve, Bolsonaro ka thënë se numri i vdekjeve nga Covid-19 është i ekzagjeruar, derisa ka dalë kundër këshillave të mjekëve duke thënë se ata që e kanë kaluar virusin, apo që janë të vaksinuar, nuk kanë nevojë të mbajnë maskë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më pak se 12 për qind e brazilianëve kanë marrë të dy dozat e vaksinës.