Presidenti i Kinës i thotë Bidenit se dëshiron të shmangë konfliktin
18 mars 2022
| 15:50
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka folur me presidentin amerikan, Joe Biden, këtë pasdite.
Sipas mediave shtetërore kineze, Xi i ka thënë presidentit amerikan se kriza në Ukrainë është diçka që ai “nuk donte ta shihte” dhe se ai e çmon “paqen dhe sigurinë”, shkruan “Skynews”.
Gjithashtu, presidenti kinez ka thënë se SHBA-ja duhet të marrë përsipër një pjesë të përgjegjësisë dhe të bëjë përpjekje drejt paqes botërore.