Presidenti i KOK-ut pret delegacionin e mundjes
05 nëntor 2021
| 13:27
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka pritur delegacionin e mundjes, pas suksesit të arritur në Kampionatin Ballkanik dhe Mesdhetar për të Rinj, të mbajtur në Xanthi të Greqisë.
Mundësit tanë fituan katër medalje të bronzta. Në Ballkanikun U-15, me medaljen e bronztë u stolisën Jon Ramadani dhe Adriatik Berisha, ndërsa në Mesdhetar, grupmosha junior, të bronztën e fituan Egzon Xhoni dhe Auron Syla.
Presidenti Krasniqi ka përgëzuar mundësit për medaljet e fituara, duke iu uruar fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.
Kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, duke falënderuar presidentin Krasniqi për pritjen, theksoi se mundësit tanë i pret e ardhme e ndritur.