Presidenti i KOK-ut priti ekspeditën e FSPK-së: Sukseset në arenën ndërkombëtare na bëjnë krenarë
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur ekspeditën e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës (FSPK), pas suksesit të arritur në Lojërat Botërore Sportive të Punëtorëve, të mbajtura në Cervia të Italisë.
Ekipi i basketbollit 3×3 fitoi medaljen e artë, ndërsa ai i futbollit të vogël, medaljen e bronztë. KOK-u ka njoftuar se presidenti Krasniqi përgëzoi delegacionin e FSPK-së, duke thënë se çdo sukses i sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare, na bënë të ndihemi krenarë, sepse kjo tregon se sporti është promovuesi më i mirë i vendit tonë.
Në emër të FSPK-së, nënkryetari, Shpend Maxhera, falënderoi presidentin Krasniqi për pritjen dhe mbështetjen e ofruar, duke thënë se suksesi i ekipeve të tyre u arrit në garën më të madhe botërore të sportistëve amatorë.