Presidenti i KOK-ut takohet me drejtoreshën e Sportit në Podujevë
06 nëntor 2024
| 14:12
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka pritur në takim drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Podujevës, Vlora Humolli – Jashanica.
Palët kanë diskutuar për mundësinë të bashkëpunimit ndërmjet KOK-ut dhe Komunës së Podujevës në interes të zhvillimit të mëtejshëm të sportit në këtë komunë. Biseda u fokusua edhe në projektin e Federatës së Kajakimit të Kosovës, për të pasur një qendër të kajakimit në Liqenin e Batllavës, aty ku zhvillojnë kryesisht aktivitetin e tyre, projekt ky që do t’i shërbente edhe komunitetit sportiv të Podujevës dhe më gjerë.