Presidenti i Kolumbisë kundërshton përsëri rifillimin e kampionatit të futbollit
23 prill 2020
| 15:18
Presidenti i Kolumbisë, Iván Duque ka kundërshtuar përsëri mundësinë e rifillimit të kampionatit profesional të futbollit përkundër kërkesës së ekipeve për të luajtur me dyer të mbyllura dhe sipas një protokolli të sigurisë të paraqitur para ekzekutivit.
“Do të ishte e papërgjegjshme për mua të them se ne do të luajmë futboll me dyer të mbyllura”, shpjegoi Duque dhe ”nuk kam parë një kampionat të thotë se shëndeti i lojtarëve është i sigurtë”.
Presidenti Duque ka mohuar kështu çdo mundësi të rifillimit të kampionatit të futbollit, duke nënvizuar se shfaqjet masive dhe ngjarjet nuk lejohen në vend për shkak të koronavirusit.