Presidenti i Koresë së Jugut shpall ligjin ushtarak

03 dhjetor 2024 | 16:25

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur Ligjin ushtarak të martën në një fjalim të paparalajmëruar natën vonë të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin “YTN”, duke pretenduar se ai do të zhdukte “forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut”.

Ai nuk ka përmendur ndonjë kërcënim specifik nga Veriu i armatosur me armë bërthamore, megjithatë, duke u fokusuar në kundërshtarët e tij politikë të brendshëm, raporton “Reuters”.

Lëvizja e befasishme ka shkaktuar valë tronditëse në të gjithë vendin, i cili kishte një sërë liderësh autoritarë në fillim të historisë së tij, por që është konsideruar si demokratik që nga vitet 1980. Won koreane është ulur ndjeshëm kundrejt dollarit amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur r aktakuzë kundër të…