Presidenti i Koresë së Jugut sugjeron ndalimin e ngrënies së mishit të qenve
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka sugjeruar ndalimin e konsumit të mishit të qenve në vend, një praktikë tradicionale që po kthehet në një siklet ndërkombëtar.
Mishi i qenve ka qenë prej kohësh pjesë e kuzhinës së Koresë së Jugut.
Thuhet se çdo vit konsumohen rreth 1 milion qenë, por konsumi ka rënë pasi më shumë njerëz i përqafojnë kafshët si shokë sesa si bagëti.
Ky lloj mishi, sipas një tradite shekullore, konsiderohej si një ushqim bazë në kuzhinën koreano- jugore.
Por vitet e fundit, gjithnjë e më shumë të rinj në vend e konsiderojnë një tabu, dhe shoqata ambientalistësh protestojnë shpesh.
Duke folur gjatë një takimi me kryeministrin, Moon ka pyetur nëse ka ardhur koha për të “konsideruar “ një ndalim.
Është hera e parë që presidenti, një adhurues i qenve, ka ngritur idenë e një ndalimi total për konsumin e qenve.
Ai mban më shumë se një qen në rezidencën e tij presidenciale, dhe është kreu i parë i këtij shteti që bën diçka të tillë.
Sidoqoftë, vitet e fundit, njerëzit janë larguar nga ngrënia e mishit të qenve, veçanërisht në një tendencë në rritje për t’i mbajtur kafshët si kafshë shtëpiake.
Si rezultat, tre nga tregjet më të mëdha të mishit të qenve në vend janë mbyllur./oranews/